Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Shahpaska: Çerdhet nuk do të punojnë me çdo çmim, nëse përkeqësohet gjendja do të mbyllen

Shkup, 16 tetor – Zhurnal.mk – Ministrja për Punë dhe politikë sociale, Jagoda Shahpaska sot deklaroi se çerdhet nuk do të qëndrojnë të hapura me çdo çmim, dhe nëse rritet numri i rasteve pozitive me covid, ato do të mbyllen, informon Zhurnal.

Siç tha ministrja, nga 9 shtatori deri më sot në çerdhet po funksionon gjithçka sipas orarit dhe sipas protokoleve të KSI-së dhe Qeverisë.

“Fjala ime e fundit ishte se jo me çdo çmim do t’i mbajmë të hapura çerdhet, nëse shohim se numri i rasteve pozitive rritet në vend. Gjendja shëndetësore e 15 fëmijëve që ishin pozitiv që nga hapja e çerdheve më 9 shtator, dhe 45 të punësuarve deri më 15 tetor, flet se gjendja është ende nën kontroll. Fëmijët nuk janë infektuar në çerdhe por nga familjarët e tyre”, thotë Shahpaska.

Ajo theksoi se gjendja shëndetësore e të punësuarve në çerdhe është e mirë, dhe shumica e tyre tanimë janë shëruar dhe kthyer në punë. //Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...