Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Shahpaska në takim me drejtorët e kopshteve në prag të hapjes së tyre më 9 shtator

Shkup, 4 shtator – Zhurnal.mk – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me përfaqësues nga MPPS, sot u takua me drejtorët e Institucioneve publike për përkujdesje të fëmijëve-kopshteve, në nivel të tërë vendit, në prag të hapjes së tyre më 9 shtator.

“Në bazë të analizave të bëra dhe vlerësimit të rreziqeve, nga ana e MSH dhe analizave dhe të dhënave të MPPS-së, Qeveria e RMV-së, solli vendim se kopshtet mund të fillojnë me punë, duke i respektuar protokollet dhe algoritmin i cili saktësisht parasheh rregulla të cilat duhet të respektohen në mënyrë rigoroze me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve dhe të punësuarve në kopshte”, theksoi Shahpaska.

Ministrja Shahpaska theksoi se, sipas të dhënave të marra nga kopshtet, 29.000 fëmijë janë regjistruar në to. Në pajtim me protokollet, mund të bëhet pranimi i rreth 19.000 fëmijëve, ndërsa deri më tani janë paraqitur nga ana e prindërve se do të vizitojnë kopshtet rreth 14.500 fëmijë.

Me atë rast prioritet do të kenë prindërit e vetëm dhe njëri prej dy prindërve të punësuar të cilët nuk mund t’i kryejnë obligimet e punës nga shtëpia dhe do të parashtrojnë vërtetim adekuat.

“Lidhur me pyetjet për mungesë të kuadrit apo hapësirës, Komunat janë ato të cilat duhet ta menaxhojnë problemin dhe të gjejnë zgjidhje, në pajtim me konkludimin e miratuar në Mbledhjen e parë të Qeverisë të RMV-së, të mbajtur më 1 shtator”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Nga Ministria informojnë se nga ana e drejtorëve të Institucioneve publike për përkujdesje të fëmijëve, janë cekur disa dilema të caktuara, për të cilat përmes diskutimit të hapur u miratuan konkludime të caktuara dhe janë spastruar një numër i madh i pyetjesh dhe paqartësish.

“Siguria e fëmijëve është prioritet, ndërsa në pajtim me Protokollet e miratuara dhe Algoritmin e bërë në bazë të analizave dhe vlerësimeve të hollësishme kopshtet janë të përgatitura të fillojnë me punë më 9 shtator për përkujdesje të fëmijëve në institucione”, thonë nga MPPS.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...