Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Sharon Stone tregon se pozoi nudo për revistën ‘Playboy’ për të marrë rolin kryesor në “Basic Instinct”

Aktorja Sharon Stone bëri zgjedhjen e guximshme duke pozuar nudo për revistën “Playboy” në 1990, në mënyrë që ajo të mund të merrte një rol në filmin “Basic Instinct”.

Në atë kohë, Stone nuk ishte një aktore e njohur kështu që zgjodhi një mënyrë strategjike, që të merrte pjesën që më vonë do ta kthente atë në statusin e një ‘seks simboli’.

Ajo luajti personazhin kryesor, Catherine Tramell, përballë Michael Douglas, i cili luajti detektivin Nick Curran në këtë film.

Gjatë një paraqitje në The Drew Barrymore Show të mërkurën, Stone tha, “Unë vendosa që të bëja një artikull të ‘Playboy’ posaçërisht sepse doja të isha pjesë e Basic Instinct”.

“Nuk e kuptova se çfarë do të ndodhte kur bëja filmin”, pranoi ish-modelja.

Stone shtoi: “Unë mendova se ishte pjesa e duhur për mua dhe e dija se çfarë duhej të bëja për ta marrë atë. Nuk kisha perspektivë të mjaftueshme për të kuptuar se çfarë do të ndodhte”.

Pas publikimit të këtij filmi, fama e yllit u rrit dukshëm dhe i hapi dyer për shfaqje e role të reja në Hollywood.

Stone më vonë ishte e pranishme edhe në: “Casino”, “Silver”, “Catwoman” etj.

Në vitin 2006, ajo përsëriti rolin e saj për vazhdimin e “Basic Instinct 2: Risk Addiction”.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...