Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

ShBA-ja s’ndërron qasje ndaj Kosovës

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se diplomacia amerikane e ka një strategji veprimi 50 ose 100 vjeçare, prandaj edhe marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve do të jetë siç kanë qenë.

Po ka edhe një arsyeje tjetër sipas tij, që Biden do të ketë qasje pozitive karshi Kosovës, ngase qysh në vitet e e90-ta ai ishte i angazhuar për proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.

“Mendoj që nuk do të thotë shumë në kuptimin formal e në kuptim pozitiv po e diskutoj sepse diplomacia amerikane e ka një strategji veprimi 50 ose 100 vjeçare, pra presidenti i cili do të vinte në pushtet do ta vazhdonte vetëm një kontinuitet nga paraardhësit e tyre. Po është edhe çështja tjetër se ndoshta në aspekt formal ose të elementeve të finesave është një përparësi. Arsyeja është e thjeshtë sepse zotëri Biden ka qenë i involuar rreth Kosovës që në vitet e 90-ta e më pastaj edhe gjatë bombardimeve, krijimit të shtetit të Kosovës si dhe me prezencë e veprime që edhe shteti i Kosovës ka bërë karshi tij në formën e respektit gjatë vizitave mirëpo njëkohësisht me vendosjen e rrugës së djalit të tij i cili ka qenë ushtar në Kosovë. Kjo e lehtëson punën shumë sepse zotëri Biden është në një farë forme i lidhur me Kosovën”.

Rexhepi është i bindur se Biden do të insistojë që të arrihet  jë marrëveshje përfundimtare me Serbinë e që do të qojë në njohje reciproke dhe marrëdhënie të m ira fqinjësore.

“Besoj që zotëri Biden do të insistojë më shumë ose që më shpejt të kryhen proceset ekonomike e politike si dhe problemet e tjera që lindin mes Kosovës dhe Serbisë ose mes Kosovës dhe Serbisë në raport me aleatët e tyre që ne i kemi ShBA-të kurse Serbia e ka Rusinë e disa shtet të tjera”.

“Presim të shohim nëse do ketë ndryshim të dialogut Kosovë-Serbi pas fitores së Biden, është veprim i politikës e diplomacisë amerikane mirëpo nuk është vetëm veprim i ShBA-së sepse këtu janë të gërshetuara shume interesa si ai i BE-së, i shumë shteteve të fuqishme si Gjermania, Britania, Austrisë, Francës, Italisë e disa shteteve të tjera. Andaj duhet të inkurporohen ato interesa, qëndrime e veprime e para dhe e dyta mendoj se zotëri Biden do ta intensifikoj veprimet e ShBA-së me qëllim të arritjes së një zgjidhje përfundimtare me të cilën do të ishte njohja e Kosovës si shtet dhe normalisht ajo kërkesa jonë sublime që Kova ta ketë një vend të përhershëm në Kombe të Bashkuara”.

Ai thotë se përfaqësuesit isntitucionla duhet të jenë më të vëmëndshëm për të marrë më shumë nga këshillat e miqve si Amerika, raporton EO.

“Institucionet e vendit duhet të sillen shumë më mirë, arsyeja është e thjeshtë se jemi dëshmitarë që shumë herë edhe përfaqësues jo vetëm të një partie, por, thuajse të gjitha, kanë ditur të bëjnë veprime të caktuara politike. Unë jam i vetëdijshëm se ashtu veprohet, por jo të shkohet gati në ekstrem me deklarata e veprime, me mosdëgjim të aleatit tonë strategjik ShBA-në”.

Joe Biden ka siguruar 290 vota elektorale kundrejt Donald Trumpit që ka 214 sosh gjersa fituesi shpallet kandidati që siguron 270 vota.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...