Agjencia Zhurnal.KS
Bota

SHBA, punëtori i postës pranon se i kishte trilluar akuzat për manipulim votash

Një punonjës i postës amerikane në Pensilvani, pretendimet e të cilit janë cituar nga republikanë të rangjeve të larta si provë e mundshme për parregullsi të përhapura në votime, pranoi se i kishte sajuar akuzat, sipas tre zyrtarëve të informuar për hetimin dhe një deklarate nga një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Pretendimi i punonjësit Richard Hopkins se një drejtor postash në Erie të Pensilvanisë kishte udhëzuar postierët që të ndryshonin datën në zarfet me vota të hedhura pas dotës së zgjedhjeve, u citua nga senatori republikan Lindsey Graham në një letër drejtuar Departamentit të Drejtësisë, ku kërkonte hapjen e një hetimi federal.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr më pas autorizoi prokurorët federalë të hapnin hetime rreth aludimeve të besueshme për parregullsi dhe mashtrim në votime, një akti i pazakontë nga Departamenti i Drejtësisë.

Por të hënën, 32-vjeçari Hopkins, u tha hetuesve të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Postar se pretendimet nuk ishin të vërteta dhe ai nënshkroi një deklaratë ku hiqte dorë nga pretendimet e tij, sipas zyrtarëve që folën në kushte anonimiteti.

Republikanët i quajtën pretendimet e zotit Hopkins si ndër më të besueshmet, sepse ai kishte nënshkruar një deklaratë ku thoshte se kishte dëgjuar një epror duke udhëzuar kolegët për t’u ndryshuar datën zarfeve me vota të postuara pas 3 nëntorit.

Edhe Drejtori i postës në Erie, Rob Weisenbach, i quajti akuzat “100% të rreme” në një postim në Facebook dhe tha se ato u bënë “nga një punonjës që ishte disiplinuar shumë herë kohët e fundit”. /VoA

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...