Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Shefi i OBSH-së: E gjithë bota duhet të përfitojë nga vaksina kundër Covid-19

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka përshëndetur progresin e shpejtë drejt zbulimit të vaksinës për luftimin e COVID-19, por të premtën ai insistoi se çdo vend duhet të përfitojë.   “Vaksina do të jetë mjet kryesor për kontrollimin e pandemisë dhe ne jemi të inkurajuar nga rezultatet paraprake të testeve klinike që u publikuan këtë javë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, në mbyllje të punimeve të Asamblesë vjetore të OBSH-së.   Gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe partneri i tyre gjerman BioNTech njoftuan të hënën se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektivë në fazën finale, ku janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.   “Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që një vaksinë të zhvillohet kaq shpejtë. Ne duhet të zbatojmë të njëjtën urgjencë që të sigurohemi se të gjitha shtetet përfitojnë nga kjo arritje shkencore”, ka thënë Tedros, raporton AFP.   Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e afro 1.3 milion njerëzve në të gjithë botën. Deri më tash, raportohet se janë regjistruar mbi 52.7 milionë raste me COVID-19.   Sidoqoftë, këto shifra besohet se paraqesin vetëm një pjesë të shifrave reale të infektuarve, pasi shumë vende po testojnë vetëm rastet simptomatike ose rastet më të rënda.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...