Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Shefi i OBSH-së: Ne po, por virusi nuk është lodhur nga ne

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se koronavirusi “nuk është lodhur” dhe u bëri thirrje vendeve që të jenë të kujdesshme në adresimin e çështjes ndërsa ato raportuan sot një tjetër rekord të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi.

“Ne mund të jemi të lodhur nga Covid-19, por ai nuk është lodhur nga ne. Vendet evropiane po luftojnë, por virusi nuk ka ndryshuar ndjeshëm dhe as masat për ta parandaluar atë,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton Ora News.

Sipas Spitalit Universitar Johns Hopkins, 52 milion e 200 mijë njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me koronavirus, dhe numri i të vdekurve ka arritur pothuajse 1 milion e 290 mijë.

Lajm i vetëm ngushëllues është numri i të shëruarve. Deri tani 36,706,773 qytetarë kanë trimumfuar përballë Covid-19.

Vendi më i prekur nga koronavirusi i ri në terma absolutë mbetet Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 10 milionë raste dhe pothuajse 241,000 viktima, të ndjekura nga India dhe Brazili.

Sa i përket Europës, shteti më i goditur është Franca, e cila javët e fundit ka njohur një rritje të frikshme të infektimeve dhe vdekjeve duke detyruar qeverinë e Parisit të rifusë vendin në karantinë.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...