Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Shefi i politikave të Pentagonit jep dorëheqjen pas shkarkimit të sekretarit Esper

Një tjetër zyrtar i lartë i Pentagonit u largua nga posti i tij, një ditë pas shkarkimit të sekretarit të Mbrojtjes Mark Esper.

Në letrën e tij të dorëheqjes drejtuar Presidentit Donald Trump të martën, zëvendës ndihmës Sekretari në detyrë i Mbrojtjes për Politikën, James Anderson, rendiste disa nga arritjet e tij dhe tha se kishte “patur nderin t’i shërbente vendit”.

“Tashmë si kurrë më parë, suksesi ynë afatgjatë varet nga respektimi i Kushtetutës amerikane, të cilën të gjithë nëpunësit publikë betohen të mbështesin dhe mbrojnë”, shkruante ai.

Të hënën Presidenti Trump njoftoi përmes një postimi në Twitter se kishte shkarkuar sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper.

“Mark Esper e ka përfunduar detyrën e tij. E falënderoj atë për shërbimin e tij”, shkruante zoti Trump të hënën.

Më tej presidenti bënte të ditur se Christopher Miller, drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, do të shërbejë si sekretar i përkohshëm, duke anashkaluar në këtë mënyrë zyrtarin e dytë sipas rangut në Departamentin e Mbrotjes, zëvendës sekretarin e Mbrojtjes David Norquist.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...