Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Sheshet e Prishtinës mund të mos dekorohen sivjet, shkak pandemia

Rreth një muaj e gjysmë jemi larg festave të fundvitit, por për shkak të koronavirusit sivjet sheshet e Prishtinës mund të mbesin të padekoruara

Komuna akoma nuk ka vendosur nëse duhet t’i zbukurojë hapësirat e saj me drita e materiale festive, pasi ekziston frika që dekorimi do të mund të nxiste grumbullimin e njerëzve nëpër sheshe.

Në rast se vendoset që dekorimi të bëhet, përveç yjeve, pjesë e dritave ndriçuese sivjet është planifikuar të jetë edhe portreti i hyjneshës në fron, raporton KOHA.

Nga një bredh është menduar të vendoset në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe në atë “Skënderbeu”.

Drejtoresha Basholli thotë se pandemia u ka shkaktuar shumë pasoja qytetarëve në aspektin psikologjik.

Për këtë arsye, sipas saj, dekorimi do të duhej të ndodhte pasi që vlerëson se kryeqytetit i nevojitet një ndjenjë pozitive.

Kryeqendrat botërore dhe evropiane tashmë kanë nisur dekorimet. Rruga “Oxford” është nga më të frekuentuarat në Londër dhe ndër më të famshmet në botë për blerje.

Të hënën aty janë ndezur dritat festive siç ndodh çdo vit në këtë kohë. Mirëpo kësaj radhe kryeqyteti britanik dritat ua ka kushtuar atyre që kanë shpenzuar mund e kohë duke i ndihmuar të tjerët për t’u përballur me pandeminë.

Pak para mbylljes së dytë në Angli, dritat kanë shfaqur mesazhe shprese e dashurie për qytetin.

Mesazhe të ngjashme planifikohet të ketë edhe në Prishtinë në rast se vendoset për dekorimin e qytetit.

Kryetari Shpend Ahmeti ka pyetur qytetarët në Facebook se si mendojnë ata që duhet të veprohet me këtë çështje.

Katër mijë qytetarë kanë thënë se sheshet duhet të dekorohen, kurse mbi dy mijë të tjerë janë të mendimit se kjo nuk duhet të bëhet.

Kurse qytetarët që frekuentojnë sheshet kundërshtojnë dekorimin për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit.

Për zbukurimin e qytetit, Komuna këtë vit ka në dispozicion 70 mijë euro.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...