Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Shfrytëzuesit e pensionit duhet të paraqesin vërtetim adekuat deri më 30 nëntor

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Ministria e Arsimit informojnë të gjithë nxënësit dhe studentët që janë përfitues të pensionit familjar të paraqesin vërtetim të duhur me të cilën do të dëshmojnë statusin e tyre si student, mbi bazën e të cilit zgjatet pagesa e pensionit familjar deri më 30 nëntor të vitit 2020.

“Për shkak të situatës me pandeminë e Kovid-19 dhe fillimit të vitit shkollor/akademik një muaj më vonë, pra nga tetori i vitit 2020 si dhe për shkak të realizimit të orëve mësimore në internet, një numër i madh i fëmijëve shfrytëzues që marrin pensione familjare nuk kanë paraqitur ende vërtetimin e nevojshëm të lëshuar nga një institucion i duhur arsimor”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministria bën thirrje që masat e mbrojtjes së koronavirusit të respektohen në procesin e mbledhjes së vërtetimeve nga institucionet arsimore dhe dorëzimin e tyre në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...