Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Shilegov: Anijet në Vardar duhet të zhvendosen

Shkup, 2 dhjetor – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, vlerëson se anijet në lumin Vardar duhet të zhvendosen.

“Janë krijuar kushtet e para për zhvendosjen e tyre dhe ne kemi filluar procedurë përmes përmbaruesit kompetent, por, të drejtat të cilat i kanë palët në procedura ne nuk mundemi dhe nuk duhet t’i rrezikojmë”, tha sot në konferencën për shtyp kryetari Shilegov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Shilegov tha se në vijim është procedura e ankesave nga detyruesit dhe pret se shumë shpejtë do të prononcohet gjykata.

Shilegov e përsëriti se qëndrimi i tij ndaj projektit “Shkupi 2014” është i pandryshuar dhe shtoi se Qyteti i Shkupit është duke punuar edhe në zhvendosjen e katër përmendoreve dhe në zhvendosjen e anijeve.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...