Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë ka rënë në 16,5 për qind

Shkup, 4 dhjetor, zhurnal.mk – Në tremujorin e tretë, shkalla e papunësisë në vend arrin 16.5 për qind. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika, ajo ka shënuar rënie për 0.2 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës kur ishte 16.7 për qind.

Shifrat tregojnë se popullsia aktive në këtë tremujor ishte 941.136 persona, nga të cilët 785.561 ishin të punësuar dhe 155.575 ishin të papunë. Në tremujorin e mëparshëm, popullsia aktive ishte 964.248, të punësuar ishin 799.546 persona dhe 159.623 ishin të papunë.

Mes të papunëve në kategorinë 25 deri 49 vjeç, shkalla e papunësisë është 16.1 për qind, ndërsa tek ata të moshës 50 deri 64 vjeç është 12.6 për qind.

Midis të papunëve kemi rreth 3.000 persona pa arsim.

Sektorët ku kemi numrin më të madh të të punësuarve në tremujorin e tretë janë industria përpunuese me 154.842 persona dhe tregtia me shumicë dhe pakicë 114.336 persona.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...