Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Shkencëtarët japonezë zbulojnë një lloj të ri koronavirusi

Një ekip shkencëtarësh japonezë kanë zbuluar një lloj të ri të koronavirusit të ngjashëm me llojin që shkakton Covid-19, në bajgën e lakuriqve të natës që jetojnë në shpella.

Studiuesit nga Universiteti i Tokios gjetën patogjenin në jashtëqitjet e lakuriqëve, i cili sipas tyre është shumë i ngjashëm me SARS-CoV-2, lloji i koronavirusit që shkakton Covid-19.

Përbërja gjenetike e virusit të ri është 81.5 përqind në përputhje me SARS-CoV-2 dhe ekspertët thonë se është hera e parë që një patogjen i ngjashëm me atë përgjegjës për pandeminë aktuale është gjetur në Japoni.

Koronavirusët që transferohen nga kafshët tek njerëzit kanë qenë përgjegjës për një sërë sëmundjesh, përfshirë Covid-19, SARS, MERS dhe disa versione të ftohjes së zakonshme. Fatmirësisht, shkencëtarët thonë se virusi i ri nuk infekton njerëzit, megjithëse nevojiten hetime të mëtejshme.

Kjo nuk është hera e parë që një koronavirus i ngjashëm me SARS-CoV-2 është gjetur. Shkencëtarët e zbulimit të sëmundjeve në Kinë kanë gjetur koronavirusë që janë 95% përputhje gjenetike me llojin që ka shkaktuar mbi 1.2 milionë vdekje në të gjithë botën, sipas statistikave zyrtare.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...