Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Shkencëtarët kinezë paralajmërojnë për shkrirjen e shpejtë të akullit në Antarktidë

Shkencëtarët kineze bënë të ditur se shtresat e akullit në Antarktidë po shkrijnë, veçanërisht ato në gadishullin më verior të saj, me një shpejtësi të lartë nga 1999 në 2019, sipas një raporti vjetor të botuar së fundi, shkruan “China Daily”.

Ndryshimet klimaterike dhe ekstremitetet e motit mund të kenë ndikuar në ndryshimet mjedisore në kontinentin më jugor të botës dhe mund të kenë pasoja të rëndësishme, nga ndryshimi i habitateve të kafshëve në rritjen e niveleve globale të detit.

Raporti publikohet çdo vit prej 2012-s nga Ministria kineze e Shkëncës dhe Teknologjisë dhe nga Qendra Kombëtare e Ndjeshmërisë në Distancë. Ai synon të sigurojë të dhëna kryesore globale për kërkimet mbi klimën, sigurinë ushqimore, zhvillimin urban, zbutjen e katastrofës natyrore dhe tema të tjera thelbësore për rritjen e qëndrueshme.

Wang Qi’an, drejtori i qendrës, tha se raporti përfaqëson angazhimin e Kinës për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore me komunitetin ndërkombëtar.

“Këtë vit është hera e parë që raporti ynë mbulon të dhëna nga Antarktida, e cila është burimi më i madh i ftohjes në sistemin klimatik në botë dhe një tregues kryesor i ndryshimit të klimës”, -tha Wang.

Antarktida ka një sipërfaqe prej 13.9 milionë kilometra katrorë, rreth 12.3 milionë km katrorë prej të cilave janë të mbuluara me akull. Trashësia mesatare e shtresave të akullit është 2.1 kilometra, me pjesën më të trashë që arrin mbi 4.9 km. Kontinenti aktualisht mban rreth 26.5 milionë kilometra kub akull.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...