Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Shkencëtarët printojnë ndërtesa prej dheu

Shkencëtarët kanë krijuar një metodë të re për të printuar ndërtesa tredimenisonale duke përdorur dheun.

Me anë të kësaj metode të re, shkencëtarët shpresojnë se do të bëjnë revolucion në industrinë e ndërtimtarisë. Teknologjia është dizajnuar për të zëvendësuar materialet e ngurta që janë përgjegjëse për 7 për qind të emetimit të dyoksidit të karbonit, transmeton KOHA shkrimin e The Guardian.

Sarabajit Banerjee, profesor i kimisë dhe materialeve shkencore në “Texas A&M University”, ka thënë se printimi tredimensional ka mundësuar krijimin e krejt fasadës arkitekturore, ani pse mbetet sfidë krijimi i strukturave të tilla që duhet t’u përmbahen kushteve ekzistuese për ndërtesat.

Materiali i ngurtë mbetet më i përdoruri në shumë projekte të ndërtimtarisë, por nuk mund të riciklohet dhe kërkon shumë energji për përzierje dhe transport. Qëllimi i ekipit hulumtues është që të printojë strukturën, duke përdorur llojin e dheut që mund të gjendet në secilin oborr.

“Derisa përdorimi i tepruar i materialit të ngurtë ka përfshirë edhe rritjen e qyteteve, e gjithë kjo është shoqëruar me një çmim të konsiderueshëm për ambientin”, ka thënë Banerjee.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...