Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Shkup: Në repartet Covid janë pranuar 30 pacientë të rinjë ndërsa janë lëshuar 32

Shkup, 2 dhjetor – Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup janë pranuar gjithsej 30 pacientë të rinjë përshkak komplikimeve me korona virus, informon Zhurnal.

Gjithsej 452 pacientë me covid po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka patur gjithsej 13 pranime të pacientëve dhe tre në kovid qendrën në Klinikën e Neurologjisë, katër në klinikën e Dermatovenerologjisë, tre në Nefrologji, dhe tre në klinikën për veshë hundë dhe fyt.

Në “8 Shtatori” janë pranuar 10 pacientë ndërsa në Klinikën Infektive 7.

Në 24 orët e fundit janë lëshuar në shtëpi 32 pacientë.

Për momentin në Klinikën për sëmundje të lëkurës po mjekohen 26 pacientë, në Neurologji 33, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive po kurohen gjithsej 38 pacientë me korona virus. Në Nefrologji për momentin gjenden 26 pacientë, për sëmundje të syve 17 pacientë ndërsa në Klinikën për veshë hundë dhe fyt ka 27 pacientë.

Në “8 shtatori” ka gjithsej 107 pacientë të shtruar. Në Klinikën Infektive ka 150 pacientë. Në Kozle ka 28 pacientë, prej të cilëve 7 fëmijë dhe 21 të rritur.

Edhe përskaj numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, mëngjesin e sotëm ka patur 40 shtretër të lirë, ndërsa pritet që gjatë ditës të lëshohen edhe pacientë të tjerë që janë shëruar.

Ndërkaq, të dhënat tregojnë se më së shumti pacientë të infektuar ka në moshën mbi 60 vjeç (1624 pacientë).

Më tepër persona të moshës 30 – 39 vjeç janë 1409 të infektuar, 40-49 vjeç – 1258 të infektuar, 50-59 – 1210 të infektuar dhe 20-29 – 877 të infektuar.

Numri më i vogël është regjistruar tek fëmijët, gjegjësisht 99 fëmijë deri në moshën nëntë vjeçare janë të infektuar, ndërsa prej 10 deri 19 vjeç ka 261 pacientë të infektuar.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...