Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Shokohen serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë – partia e Dodik humb zgjedhjet në Banja Luka, pas 22 vitesh

Zgjedhjet lokale u mbajtën të dielën në Bosnjë dhe Hercegovinë, të shtatat me radhë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Dhe këto zgjedhjet, edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë janë mbajtur sikurse në vende të tjera, të cilat patën zgjedhjet këtë vit, në kushte disi më specifike, për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sipas të dhënave të mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të drejtë vote kishin 3.283.380 votues, dhe sipas parashikimeve të deritashme, pjesëmarrja ishte rreth 50 për qind.

Megjithëse rezultatet përfundimtare nuk janë përpunuar akoma, sipas parashikimeve ekzistuese, dihet përafërsisht se kush ka fituar dhe ku, si dhe përmbysjet që kanë ndodhur.

Siç raportojnë mediat, anëtari aktual i presidencës së BeH, Milorad Dodik, pra partia e tij SNSD, humbi në Banja Luka, për të cilën mediat serbe e quajtën “shokuese”.

Gjithashtu bëhet e ditur se Bakir Izetbegoviç dhe Partia e tij e Veprimit Demokratik (SDA) humbi në Sarajevë.

Domethënë, kjo mund të nënkuptojë që njerëz të rinj, të ndryshëm dhe parti të tjera vijnë në pushtet në këto qytete.

Në Banja Luka, për shembull ndryshimi do të jetë Drasko Stanivukovic, ndoshta kryetari i ri i bashkisë së këtij qyteti.

Siç tha ai vetë mbrëmë, “pas 22 vitesh në Banja Luka, fitoi një njeri që nuk është nga SNSD”.

Mbështetësit e tij festuan mbrëmë, pasi u konfirmua se ai fitoi mbi kandidatin e SNSD, Igor Radojiçiq.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...