Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Shqipëri, shënohet numër i rekord i rasteve të reja me Covid-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 të vdekur dhe 602 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), numër rekord i rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 28.432 dhe numri i të vdekurve në 631.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë, duke e rritur në 13.453 numrin e të shëruarve në vend, ndërsa raste aktive aktualisht janë 14.348.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 157.891 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, në mes të vazhdimit të rritjes së rasteve me koronavirus, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin “Për buxhetin e vitit 2021”, që ka në fokus edhe kujdesin ndaj shtresave në nevojë për përballimin e pandemisë.

Gjatë fjalës në seancën parlamentare të ditës së sotme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se shëndetësia zë një vend të veçantë në buxhet, qoftë sa i takon fuqizimit të mëtejshëm të sistemit shëndetësor, qoftë sa i takon, sipas tij, masave të drejtpërdrejta që lidhen me mbështetjen e qytetarëve që preken nga COVID-19.

Kryeministri Rama tha se “në këtë buxhet kemi vazhdimin e një mbështetjeje që faktikisht hyn në fuqi në ditët në vijim për të gjithë të prekurit me COVID që trajtohen në kushte shtëpie”.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...