Agjencia Zhurnal.KS
Kronika Shqipëri

Shqipëri, vritet me armë zjarri një polic

Është ekzekutuar me armë zjarri një efektiv policie në Lezhë. Xhulio Prela është gjetur i vrarë rreth orës 3 të mëngjesit në zonën e gajushit.

Ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen, viktima është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës.

Efektivi i policisë ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në superstraden Lezhë-Milot, kur është qëlluar me armë.

Automjeti ka dale nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë. Sipas burimeve Xhulio Prela kohet e fundit punonte në Tiranë dhe banonte në Lezhë.

Ai është me origjinë nga Puka me banim në Tiranë, ka punuar dy vjet në Komisariatin e Policisë së Lezhës, por ka një vit që ishte trasferuar në Tiranë.

“Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkwagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën. Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit”, ka njoftuar policia.

Për ndriçimin e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...