Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Shqipëria-BERZH: Problem korrupsioni, informaliteti e gjykatat

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka marrë në analizë rolin e qeverive gjatë periudhës së pandemisë, në të cilin konstatohet se Shqipëria ka bërë hapa pas sa i përket disa treguesve që lidhen me mirëqeverisjen.

Referuar raportit thuhet se, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Polonia kanë tregues të përkeqësuar lidhur me informalitetin, perceptimin e  korrupsionit, kuadrin ligjorë. Përkeqësim është shënuar edhe në eficencën e gjyqësorit, edhe pse qeveria prej vitesh ka nisur zbatimin e reformës në drejtësi.

Sipas të dhënave, për mirëqeverisjen, Shqipëria ra në nivelin e 4.5 në 2020, nga 5.16 që ishte ne 2019, duke shënuar një përkeqësimin të ndjeshëm, e duke u renditur e dyta në rajon pas Bosnjë Hercegovinës. Kjo renditje e Shqipërisë na rikthen në vitet e para 2016 sa i përket treguesve të mirëqeverisjes. Shteti më pikët më të larta t këtij treguesi në rajon shkojnë për Malin e Zi.

Por efektiviteti i gjykatave dhe pavarësia e gjyqësorit gjatë këtij viti kanë rënë në shumë vende të tjera. Raporti ka marrë në analizë disa treguese, që janë konkurrenca, mirëqeverisja, ekonomia gri, gjithëpërfshirja, rezistenca si dhe integrimi. Edhe në treguesit e tjera, Shqipëria nuk ka një renditje të kënaqshme në raport me vendet e tjera të rajonit./VP

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...