Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Shqipëria edhe më larg Europës/ Anullohet Konferenca e parë ndërqeveritare, për hapjen e negociatave

Konferenca për pranimin në BE me Shqipërinë shtyhet për vitin 2021
Ndonëse ishte parashikuar që konferenca e parë për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahej nën presidencën gjermane, duket se ajo do të shtyhet në presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Në konferencën e mbajtur online nga ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, bashkë me homologët e tij nga Portugalia dhe Sllovenia, është diskutuar që tre partnerët po punojnë për drejt hapjes së konferencave të para për dy vendet e Ballkanit. Tre ministrat kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku përfshihet pikërisht edhe kjo pikë. “Zgjerimi i BE-së është një çështje tjetër qendrore e Presidencës Trio. Tre partnerët e BE-së po punojnë drejt hapjes së konferencave të para për pranimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Edhe këtu, cilido vend që mban Presidencën e Këshillit, duhet të angazhohet në negociata të vazhdueshme dhe shpesh komplekse, për të bërë përparim, veçanërisht për çështjet që kërkojnë kompromis”, thuhet në deklaratë. Ndër çështje të tjera të Agjendës së Presidencës që do të vijojnë të ndiqen nga Portugalia dhe Sllovenia janë: Promovimi i shtetit të së drejtës pra vijimin e dialogut të nisur në 13 tetor, nën presidencën gjermane, “diskutim horizontal” në nivelin e BE-së. Portugalia dhe Sllovenia kanë njoftuar synimin e tyre për të vazhduar me forcë këtë dialog gjatë presidencave të tyre dhe për të siguruar që çështja të mbetet shumë e lartë në agjendën e tyre. Presidenca gjermane e BE-së do të pasohet nga Portugalia (gjysma e 1-rë e 2021) dhe Sllovenia (gjysma e 2-të e vitit 2021).

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...