Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Shtretër të lirë spitalorë ka thuajse në gjitha qendrat, kapacitetet e departamenteve Covid do të zgjerohen

Shkup, 12 nëntor – Në qendrat rajonale Manastir dhe Shtip dhe në spitalet tjera në vend – mjekohen gjithsej 682 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid. Ka vende të lira në pothuajse të gjitha qendrat. Në spitalet në brendësi ka rreth 70 shtretër spitalorë të lirë dhe bëhen lëshime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretërit shtesë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raporteve të spitaleve që vijnë çdo ditë, siç theksojnë nga Ministria, 68 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë të Kovid-19 janë të shtruar në spitalin e Manastirit. Në spitalin e Shtipit janë pranuar pesë pacientë dhe gjithsej 59 pacientë janë të shtruar në spital. Në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë ka 51 pacientë, në Veles mjekohen 75 pacientë dhe 66 pacientë në Kumanovë. Në Qendrën Kovid në Ohër janë të hospitalizuar 94 pacientë, 80 pacientë në Prilep, në Qendrën Kovid në Gostivar 38 pacientë dhe 37 pacientë në Strugë. Në Spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 22 pacientë, në Koçan 19, në Kërçovë 19, Kavadar 42 dhe në Gjevgjeli 12 persona pozitivë për koronavirusin. Shifrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimeve të pacientëve.

Përndryshe, të gjitha pavijonet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Përkundër fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapaciteti i kovid departamenteve do të zgjerohet më tej, qëndron në kumtesë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...