Agjencia Zhurnal.KS
NeJemiNato

Si funksionon NATO?

Shkup, 15 mars, Zhurnal.mk – Çdo vend anëtar ka një delegacion të përhershëm në selinë politike qendrore të NATO-s në Bruksel. Ai është i kryesuar nga një ambasador i cili përfaqëson qeverinë e tij në konsultimet e Aleancës dhe në procesin e marrjes së vendimeve.Këshilli i Atlantikut të Veriut është organizmi më i rëndësishëm për marrjen e vendimeve politike brenda Organizatës. Ai takohet në nivele të ndryshme dhe kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i cili ndihmon anëtarët që të arrijnë marrëveshjet sipas çështjeve kryesore.

Të gjitha vendimet brenda secilit nga komitetet e NATO-s bëhen nëpërmjet konsensusit. Pra një “vendim i NATO-s” është shprehja e vullnetit të përgjithshëm të të gjithë vendeve anëtare.NATO ka shumë pak forca të përhershme, të vetat. Kur vendoset të bëhet një operacion nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, anëtarët japin kontributin e tyre në forca mbi bazë vullnetare. Këto forca kthehen në vendet e tyre menjëherë sapo përfundohet misioni.

Ky është roli i strukturës së komandës ushtarake, të bashkërendisë dhe të drejtojë këto operacione. Kjo strukturë gjendet në selinë qendrore dhe në bazat e vendosura në vendet e ndryshme anëtare. Aktivitetet e përditshme të NATO-s, strukturat civile dhe ushtarake dhe programet e investimit për sigurinë, financohen nëpërmjet buxheteve të përbashkëta, për të cilat qeveritë anëtare kontribuojnë në pajtim me një formulë shpenzimesh të vendosur bashkërisht.

Postime të ngjashme

Anketë e OTI GROUP: Pothuajse gjysma e qytetarëve janë të kënaqur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Z H

Ekspertët flasin për përfitimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO Aleancë

Z H

NATO e shqetësuar nga dezinformimi në Ballkanin Perëndimor

R Zh

NATO, dora e djathtë dhe mbështetja më e madhe e sigurisë së Maqedonisë së Veriut

R Zh

NATO përdorë dhe zhvillon teknologjinë e fundit për të siguruar paqen në botë

R Zh

NATO përdorë dhe zhvillon teknologjinë e fundit për të siguruar paqen në botë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...