Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Si ta shmangni ngrënien e pakontrolluar në situata stresuese

Sado përpiqemi momentet stresuese janë të pashmangshme. Fatkeqësisht, një pjesë e mirë provojnë ta “mbysin” stresin duke ngrënë, gjë e cila çon në shtim të papritur peshe. Si të mos shkosh drejt frigoriferit kur je e stresuar? Ndiq hapat më poshtë:

Uluni dhe bëni 10 pompa

Lëvizja e muskujve e lehtëson menjëherë stresin; e bën bën trupin të mendojë se po i  “arratiseni” burimit të stresit. Përmes ushtrimit, gjaku qarkullon më shpejt, duke e transportuar kortizolin në veshka dhe duke e nxjerrë nga sistemi.

Edhe nëse nuk i bëni dot pompat, edhe një ecje e thjeshtë e ndihmon kortizolin të lëvizë. Një studim tregon se 18 minuta ecje, 3 herë në javë, ul nivelet e hormonit të stresit me 15%.

Hani ngadalë

Hani me ngadalë dhe duke shijuar çdo kafshatë dhe nivelet e kortizolit do të bien. Njëkohësisht do të ulet edhe sasia e ushqimit që hani, duke ndikuar në mosdepozitimin e dhjamit në bel.

Mjaft me dietat strikte

Studimet tregojnë se dietat strikte i rrisin nivelet e kortizolit me 18%. Kur niveli i kortizolit rritet, sheqeri në gjak fillimisht rritet shumë dhe më pas bie. Kjo ju bën të ndiheni nevrik dhe i pangopur. Kur truri juaj privohet nga sheqeri, nuk e keni më veten nën kontroll dhe vullneti juaj thyhet lehtësisht.

Jepjuni dëshirave të vogla

Nëse ju hahet diçka e ëmbël ose e kripur, hajeni. Është më mirë të plotësoni dëshirat e vogla, para se kortizoli të dalë jashtë kontrollit tuaj. Hani një copë çokollatë, por vetëm një. Nëse jeni të kujdesshëm dhe e përmbani veten, nuk ka asgjë të keqe t’i dorëzoheni dëshirave.

Reduktoni kafeinën

Kombinimi i stresit me kafeinën rrit nivelet e kortizolit më shumë se stresi vetëm. Më tepër stres, do të thotë nivele më të larta të kortizolit. kjo bën që të hani edhe më tepër prej stresit.

Flini mirë

Flini 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë ndikon në uljen e stresit. Gjitashtu, një studim i ri tregon se mungesa e gjumit rrit nivelet e grelinës, një hormon që rrit urinë.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...