Agjencia Zhurnal.KS
Shëndetësi

Si të përballoni viruset në sezonin e ftohtë, si ndihmon ‘terapia e dritës’

Kur mbërrin dimri, dita shkurtohet në mënyrë drastike, me efekte negative për shëndetin dhe humorin. Shkurtimi i dritës mund të rëndojë situatën emocionale për ata që vuajnë nga melankolia dhe trishtimi, çrregullime emocionale të stinës duke, rritur nervozizmin, ankthin, depresionin

Ja si të shfrytëzoni në maksimum orët me diell edhe gjatë stinës gri të dimrit, e cila është në prag. Në një kohë kur të gjithë po përballemi me viroza të shtuara dhe COVID-19, është e domosdoshme që:

Dil për shëtitje – Sipas disa kërkimeve, ora më e mirë për një shëtitje është rreth 10:00 ës, kur drita është në maksimumin e saj.

Në mëngjes je në punë? Shfrytëzo pushimin e drekës për të dalë në ajër të pastër: mjaftojnë 20 minuta ecje për të rigjallëruar epidermën, për të luftuar dhimbjen e kokës, qarkulluar gjakun dhe ulur stresin.

Terapia e dritës – Sipas të dhënave të një studimi të publikuar në “The American Journal of Psichiatry” rezulton se trajtimi me dritë të ndritshme është efikas si një medikament i vërtetë kundër shqetësimeve të humorit, me karakter stinor dhe jo vetëm.

Terapia e dritës sipas neuroshkencave influencon pozitivisht funksionet e sistemit serotoninergjik, duke modifikuar nivelet e kortizolit, serotoninës dhe melatoninës. Si ndodhë? Është e nevojshme të ulesh afërsisht 50-70 centimetra nga burimi i dritës, me sytë e hapur, pa fiksuar drejtpërsëdrejti dritën.

Llamba kripe – Drita magjike e qelibarit që vjen prej llambave të kripës arrin të krijojë menjëherë një atmosferë të ngrohtë dhe qetësuese, perfekte për shtëpinë ose zyrën.

Këto llamba kontribuojnë për të ekuilibruar lagështirën, për të mbrojtur nga elektromagnetizmi (studimet janë në vazhdim për këtë) dhe për të jonizuar ajrin, duke përmirësuar cilësinë e ambientit.

Hap dritaret – Edhe në ditët më të ftohta ajrosja e shtëpisë është thelbësore. Nëse i kalon ditët larg shtëpisë, shfrytëzo momentin e mëngjesit, kur përqindjet e smogut janë nën normë, shkruan Class.

Hap të gjitha dritaret e shtëpisë njëkohësisht për të krijuar rrymë në mënyrë që të hyjë ajri i freskët dhe të dalë ai i ndenjuri: 15 minuta do të jenë të mjaftueshme për të freskuar gjithë shtëpinë. Mbi të gjitha, të hapësh dritaret dhe të fusësh dritën në shtëpi të ndihmon të zgjosh trupin dhe mendjen.

Shpërndarës aromash – Në ndryshim nga esencat tradicionale që digjen, shpërndarësi elektrik arrin të shpërndajë aromat në mënyrë më të fuqishme, duke i ngrohur vajrat dhe duke mbajtur temperaturën konstante.

Përveç kësaj, falë dritave do të krijojë një qoshe relaksuese në nivel kromoterapie. Këshilla? Evito përzierjet e gatshme. Merr vajra esencialë.

Rëndësia e tendave – Shpesh tendat nuk mendohen të një rëndësie të konsiderueshme. Je e ndjeshme ndaj ndryshueshmërisë së dritës?

Zgjidh tenda të lehta. Nëse merr tenda të lehta me ngjyra, në orët e ditës shtëpia do të ndriçojë: një përkëdhelje e vërtetë dhe do të të përmirësojë humorin.

Postime të ngjashme

Çfarë mund të tregojnë rrudhat në ballë për shëndetin e zemrës

admin

Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

admin

Rastet kur nuk duhet të përdorni vaj kokosi

S.B.

Pija shëruese me xhenxhefil që lufton viruset, lehtëson dhimbjen e kyçeve dhe problemet e tretjes

S.B.

Kontrolloni sytë tuaj për shenja të hershme të sëmundjes së zemrës

S.B.

Raporti i ri i AstraZeneca thotë se vaksina ishte 76 për qind efektive në parandalimin e simptomave të COVID-19

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...