Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Sindikata e Policisë kërkon paga më të mëdha për nëpunësit e policisë

Shkup, 12 nëntor, zhurnal.mk – Sindikata e Policisë së Maqedonisë kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi sa më shpejtë të jetë e mundur ta rishqyrtojë kërkesën e tyre për rritjen e pagave të nëpunësve të policisë.

“Secili i punësuar në polici me padurim priste lajmet për buxhetin e vitit 2021. Këtë herë, të gjithë shpresuan që qeveria më në fund kujtoji për të punësuarit në polici. Sidomos duke ditur faktin se si policia i trajton sfidat e krizës në terren çdo ditë. Por fatkeqësisht nuk është kështu”, thuhet në kumtesën e sotme nga Sindikata e policisë në Maqedoninë e Veriut.

Prezantimin nga ana e kryeministrit Zoran Zaev të Buxhetin për vitin 2021, konstatuan nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë, është një mosvlerësim i punës së të punësuarve në polici.

“Pse në Buxhetin mbi 4 miliardë euro nuk ka para për paga në Polici? Duke pasur parasysh këtë, ne besojmë se ky vendim i Qeverisë është i tmerrshëm. Ju kujtohet deri para ca kohësh, disa vjet më parë, slogani “Polici e kënaqur – qytetarë të sigurt” u shpik nga ministri Spasovski. Le të pyesim veten dhe juve, zotëri të Qeverisë, tani nëse pas këtij vendimi të turpshëm do të kemi polici të kënaqur” , thuhet në kumtesën e Sindikatës.

Vlerësojnë se të punësuarit në Ministrinë e Brendshme meritojnë shumë më tepër sesa parashikohet, siç thuhet në kumtesë, se zero denarët e propozuar nga Qeveria për të rritur pagat.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...