Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Sistemi i ri i Photoshopit do të identifikojë imazhet e manipuluara

Vitin e kaluar, me ndihmën e New York Times dhe Twitter, krijuesi i Photoshopit Adobe filloi iniciativën Content Authenticity, apo vërtetësia e përmbajtjes, që është një përpjekje për të zvogëluar numrin e imazheve të manipuluara të cilat qarkullojnë online.

Adobe ka thënë se do të përdorë të dhënat dhe kriptografinë në mënyrë që publiku të verifikon autenticitetin e imazheve, videove dhe përmbajtjeve tjera. Kjo teknologji së shpejti do të bëjë testimin e parë, shkruan Endgadget.

Në një deklaratë, kompania Adobe ka thënë se do të publikojë versionin e parë të Photoshopit ku do të përfshihet edhe kjo teknologji. Gjithashtu planifikon ta integrojë edhe në Behance, që është platformë e mediave sociale për profesionalët kreativë. Photoshop do të shtojë shenja nëpër imazhe në mënyrë që të dihet origjina e tyre. Këto informata do të përfshijnë të dhëna se kush i ka fotografuar imazhet si dhe vendi dhe kur është bërë, transmeton KOHA.

Kjo nismë e cila do të nisë vitin e ardhshëm, do të ndihmojë rrjetet e mediave sociale si Twitter dhe Facebook në gjetjen e imazheve të rreme. Për shembull nëse ndodhë një tragjedi dhe njerëzit fillojnë të postojnë fotografi, ky sistem do të ndihmojë në parandalimin e shpërndarjes së imazheve që nuk janë nga e njëjta ngjarje.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...