Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Skocia e vesh në “zi” Serbinë

Skocia e ka eliminuar me penallti Serbinë në Beograd duke i dhënë kështu fund ëndrrës për në Euro 2020. Penalltitë ishin ato që vendosën fatin e këtij takimi. Kualifikim tutje në Euro 2020 ka siguruar nga Grupi B i Ligës së Kombeve edhe Sllovakia

Ëndrra e Serbisë për të marrë pjesë në Euro 2020 sonte është ndal sonte në gjysmë nga Skocia, e cila e ka mposhtur atë në finalen e Ligës C së Kombeve me anë të penalltive. Skocia ishte shumë më e mirë në pjesën e parë të ndeshjes ku e dominoi Serbinë me posedim të topit dhe me raste të krijuara. Megjithatë, goli për skocezët erdhi në minutën e 52-të ku Christie. Skocia u mendua se do të kalonte tutje por ata do të pësonin gol në minutën e fundit të ndeshjes ku me kokë do të shënonte sulmuesi i Real Madrid Luka Jovic. Gjatë dy shtesave asnjëra skuadër nuk arriti që të shënoi dhe ndeshja shkoi në penallti ku me të saktë u treguan lojtarët e Kombëtares së Skocisë, kurse figura tragjike e kësaj ndeshje ishte Mitrovic, i cili humbi penalltinë.

Sllovakia kalon në Euro 2020, eliminon Irlandën e Veriut

Sllovakia e ka mposhtur Irlandën e Veriut si mysafirë duke arritur kështu në Euro 2020. Sllovakët ishin më të mirë në këtë ndeshje dhe shënuan që në minutën e 17-të ku shënoi Kucka. Kur mendohej që ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat, Skriniar shënon autogol dhe barazohet rezultati për të shkuar kështu në shtesa dy herë nga 15 minuta. Gjatë dy shtesave sllovakët kalojnë në epërsi në minutën e 110-të me Duris. Sllovakia e siguroi kualifikimin tutje në Euro 2020 përmes Ligës B të Kombeve.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...