Shkup, 16 nëntor, zhurnal.mk – Bullgaria është në rrugë të bën gabim strategjik në politikën e saj të jashtme. Me bllokimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut për antarësim në BE, Bullgaria në thelb punon kundër vetvetes: i ngadalëson integrimet dhe lidhjen e rajonit të patjetërsueshme për prosperitetin e saj, mbështet disponimin antibulhar në vendin fqinj dhe bie në izolimin ndërkombëtar për shkak të pozicionit të saj të pakuptueshëm. Në vend të një politike të jashtme principiele, Bullgaria po shndërron interpretimet e saja romantike të historisë së saj në matëse të mardhënieve të saj me pjesën tjetër të botës, shkruan në një kolumnë për Dojçe Vele, Daniel Smillov, profesor i shkencave politike në Universitetin e Sofjes, transmeton Zhurnal.
Smillov potencon nëntë arsye për të cilat vlerson se duhet të ekziston një llojë distikncioni mes politikës dhe historisë:
- Historia nuk është çështje e negociatave mes shteteve
- E drejta ndërkombëtare i rregullon mardhëniet mes shteteve. Në të, shtetet pranojnë mes vete identitetin kombëtar, kombësinë, gjuhën ose religjionin
- Ideja për komision të përbashkët për çështjet historike ka pasur për qëllim që ti përmirëson mardhëniet mes dy vendeve përmes procesit dhe dialogut. Por, me fiksimin e negociatave për qëndrim të përbashkët për të gjitha çështjet, efekti nga aktiviteti i këtij komisioni fillon të gjeneron rezultat të kundërt
Kolumnën e plotë të profesorit Smillov mund ta lexoni KËTU