Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Solidarizohen me Rexhep Selimin, anëtarët e Komisionit për Siguri shtyjnë mbledhjen për një ditë tjetër

Mungesa e anëtarit të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje, Rexhep Selimi, të cilit iu konfirmua aktakuza nga Dhomat e Specializuara bëri që deputetja e Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu të propozoj shtyrjen e kësaj mbledhje. 

Ajo kërkoi që mbledhja të shtyhet në shenjë solidariteti me anëtarin e komisionit Rexhep Selimi dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së, të cilët tha se padrejtësisht janë në një vend ku duhet të ishin ata që vërtetë kanë bërë krime.

“Pavarësisht që Rexhep Selimi nuk i takon PDK-së ai i takon Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe unë e kam thënë disa herë që çlirimtarët nuk kanë parti, kanë atdhe mbi të gjitha. Unë sot mendoj si shtet dhe si përfaqësues të popullit, sot është nevoja më shumë se kurrë që t’i ulim shpatat partiake dhe t’i ngrisim ato kombëtare dhe atdhetare. Meqë sot nuk kemi në rend të ditës ndonjë pikë të veçantë e cila do të ndikonte direkt në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës unë propozoj që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër si solidarizim me anëtarin e komisionit Rexhep Selimi dhe të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët padrejtësisht sot nuk janë në mesin tonë dhe janë në një vend ku do të duhej të ishin ata që vërtetë kanë bërë krime, ata të cilët vërtetë kanë bërë gjenocid në Kosovë”, tha ajo.

Kërkesën e deputetes Musliu e ka përkrahur edhe kryetarja e komisionit Fatmire Kollçaku, e cila tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e kjo sipas saj do të dëshmohet edhe në Hagë.

“Shumë anëtarë të UÇK-së sot përballen në një gjykatë të padrejtë në Hagë, ne të gjithë e dimë se lufta çlirimtare e popullit të Kosovës në krye me UÇK-në ka qenë e drejtë dhe ne jemi të bindur që kjo do të dëshmohet atje dhe do të kthehen sa më shpejtë në Kosovë… Institucionet duhet të jenë shumë të fuqishme këto ditë të veprojnë dhe të tregojnë që ne jemi një popull shtet-formues që e kemi krijuar një shtet i dalë nga një luftë e përgjakshme, ku kurrë nuk guxon të përzihet agresori dhe viktima dhe ne do të dëshmojmë që do të jemi në nivel të detyrës”, tha ajo.

Në rend të ditës, Komisioni ka pasur shqyrtimin e raportit të Ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019 dhe të gjeturat e raportit për vendin të Komisionit Evropian për vitin 2020 në fushën e sigurisë. /KP/Telegrafi/

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...