Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Sonda kineze e Marsit udhëton mbi 300 milionë kilometra

Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA) bëri të ditur që deri në mëngjesin e së martës, sonda kineze e Marsit “Tianwen-1” ka udhëtuar 300 milionë kilometra në hapësirë.

Qysh nga lëshimi më 23 korrik, sonda ka fluturuar për 116 ditë në hapësirë dhe tani është afro 63.8 milionë km larg sipërfaqes së Tokës.

Në fillim të nëntorit, “Tianwen-1” për herë të parë kreu vetëkontrollin në orbitë të multisistemeve të mjetit zbritës dhe mjetit hulumtues të vet, duke pasur rezultate të mira.

Gjatë fluturimit, sonda ka bërë tre herë ndryshime të orbitës më 2 gusht, 20 shtator dhe 28 tetor, si edhe një manovër në hapësirën e thellë më 9 tetor.

Anija kozmike pritet të mbërrijë në “planetin e kuq” në shkurt 2021 dhe të futet në një orbitë të ulët të tij në maj 2021. Mjeti zbritës dhe mjeti hulumtues do të ndahen nga orbiteri dhe do të ulen në Mars. Mjeti hulumtues do të largohet nga platforma e zbritjes për eksplorimin e planetit.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...