Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Sot mbahet Samiti Maqedonia 2025, Zaev do të flet për reformat ekonomike

Shkup, 1 dhjetor – Zhurnal.mk – Në Shkup sot në formën digjitale fillon Edicioni i nëntë i Samitit Maqedonia 2025. Në fokusin e Samitit janë reformat ekonomike dhe rimëkëmbjet ekonomike, ndërsa pritet të përfshijë mbi 400 përfaqësues të lartë të institucioneve dhe organizatave, diplomatë, drejtorë ekzekutiv, sipërmarrës, anëtarë të akademisë dhe liderë të rinj.

Për sot është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit Zoran Zaev. Ai së bashku me ambasadorin e BE-së Dejvid Gir do të marrë pjesë panel sesionin me temë “Bota në krizë: Reformat ekonomike dhe marrëdhëniet globale në EJL”. Është paralajmëruar edhe kyçja onlajn e ambasadores së SHBA-së në vend Kejt Mari Bërnz.

Në Samiti do të diskutohet mbi pandeminë dhe krizën shëndetësore dhe ekonomike, si tema të pashmangshme në të gjitha tubimet dhe konferencat, por do të përqendrohet në rimëkëmbjen ekonomike, reformat ekonomike, si dhe paraqitjen e shembujve të suksesshëm dhe praktikat më të mira të kompanive në vend dhe botë. Do të diskutohen për reformat ekonomike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare gjatë krizës shëndetësore dhe ekonomike, si të ndërtohet një biznes i suksesshëm në një vend në zhvillim dhe do të diskutohet fuqia e kompanive me një kulturë të orientuar drejt njerëzve.

Ndër folësit në Samit do të jenë: Endi Pejkof, themelues i ndërmarrjes më të madhe të ujit në botë “Niagara Botling”, një nga sipërmarrësit më të suksesshëm në Kanada me origjinë nga Maqedonia Susan Niçovski, Hardi Pemhiva, drejtoreshë ekzekutive e “Ekonet Global Limited” në Afrikën e Jugut, Grupacioni i së cilës përpiqet të ndërtojë biznese të qëndrueshme me një kontribut pozitiv për shoqërinë dhe shumë të tjera.

Në kuadër të Samitit, i cili do të zgjasë deri më 3 dhjetor, është planifikuar një ngjarje me presidentin Stevo Pendarovski dhe të rinj të suksesshëm maqedonas mbi inovacionin dhe kodimin.

Samiti do të hapet nga kryetarja e Bordit të drejtorëve të Maqedonisë 2025, Vera Stavrof dhe drejtoreshës ekzekutive, Mikica Mojskoska Bllazhevski

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...