Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Sot miratohet buxheti në Kuvend! Në interpelancë ministri Lleshaj

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë buxhetin për vitin 2021, por me ndryshime pas rritjes së fondeve për disa institucione.

Fokusi i këtij buxheti do të jetë përballimi i pandemisë Covid-19 dhe rrjedhimisht, institucioni që ka përfituar më shumë para është Ministria e Shëndetësisë.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë, buxheti i ministrisë së Shëndetësisë është rritur me 2.2 miliardë lekë, duke shkuar në total 70 miliardë lekë.

Pjesa më e madhe e këtij fondi do të shkojë për rimbursimin e ilaçeve që përdoren për pandeminë. Gjithashtu nga buxheti i vitit të ardhshëm do të përfitojnë dhe naftëtarët e Ballshit, ku vlera totale arrin 560 milion lekë.

Ky fond shtesë erdhi si rezultat i marrëveshjes së kryeministrit Rama me punonjësit e rafinerisë të cilët për 12 muaj do të përfitojnë një rrogë prej 40 mijë lekësh në muaj plus dhe siguracione të paguara.

Pritshmëritë për të ardhurat e buxhetit do ta kalojnë vlerën prej 479 miliardë lekësh të përcaktuar fillimisht dhe me shtesat buxhetore të miratuara të ardhurat mund të arrijnë mbi 483 miliardë lekë.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 59, datë 13.11.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.11.2020
2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
3. Interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm kërkuar nga grup deputetësh.
4. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë politike”, i ndryshuar”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
5. Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2019”.
Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime
Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
6. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2021”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi) (Nenet 78 dhe 158 të Kushtetutës dhe nenet 55, 75-77, 84 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Relator: Anastas Angjeli Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...