Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Sot në Shkup mblidhet komisioni për çështje historike Bullgari – Maqedoni e Veriut

Shkup, 15 tetor – Zhurnal.mk – Historianët maqedonas dhe ato bullgar sot pas një pauze prej pothuajse një viti përsëri do të mblidhen për të vazhduar dialogun, i cili udhëhiqet në korniza të komisionit multudisiplinar bilateral për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, informon Zhurnal.

Mbledhja e dhjetë e komisionit e cila është formuar me qëllim të gjendet një gjuhë e përbashkët për tejkalimin e krizave të dy vendeve lidhur me ngjarje historike, mbahet në atmosferë pak sa të nxehtë pasi Sofja së fundmi vendosi kusht të ri për Shkupin lidhur me procesin eurointegrues.

Bullgaria së fundmi deri te shtetet e BE-së dorëzoi memorandumin sqarues ku mes tjerash mohoet gjuha maqedonase dhe kombi maqedonas, ndërsa këto qëndrime janë konfirmuar edhe në takimin e javës së kaluar mes Bujar Osmanit dhe Ekaterina Zaharieva në Sofje.

Krerët e shtetit të Maqedonisë në vazhdimësi potencojnë se gjuha dhe përkatësia etnike janë diçka që nuk kontestohet në shekullin 21 por gjithsesi pala bullgare nuk lëshon pe dhe thotë se maqedonasit janë krijuar nga Tito në vitin 1944.

Kryeministri Zaev doli me qëndrim deri te qytetarët se të njejtit duhet të përgatiten se në dhjetor ndoshta nuk do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian përshkak kërkesave të Bullgarisë.

Nga ana tjetër Mickoski deklaroi se Zaharieva i ka kërkuar Osmanit një marrëveshje të dytë si ajo e Prespës, ku parashihen ndryshime kushtetuese.

Ngelet të shohim nëse od të arrihet ndonjë hapërim në mbledhjen e sotme dhe të nesërme nga komisionet për çështje historike.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...