Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Sot pritet konstituimi i komisioneve në Kuvend

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Anëtarët e Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve pritet që sot të mbajnë mbledhje në të cilën duhet të votohet për përbërjen e komisioneve parlamentare. Kryetari i Komisionit Kostadin Kostadinov tashmë konfirmoi se partitë parlamentare kanë arritur marrëveshje për atë se kush do të kryesojë me komisionet. Pastaj përbërja e komisioneve duhet të kalojë edhe në seancë plenare.

Deputetët e LSDM-së do të kryesojnë me tetë komisione kuvendore, opozitarja VMRO-DPMNE gjithashtu me tetë, BDI me tri përfshirë edhe Komisionin për Çështje Kushtetuese, me të cilin kryeson kryetari i Kuvendit, deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës do të kryesojnë me dy komisione, ndërsa Besa me një.

Deputeti Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE dje deklaroi se grupi i tij parlamentar do të kryesojë me tetë komisionet e njëjta si edhe në përbërjen e kaluar. Tha se deputetët e partisë opozitare do të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe në seancën plenare në të cilën duhet të konfirmohet përbërja e komisioneve.

Edhe pse është konfirmuar marrëveshja, deri më tani ende në ueb-faqe nuk është caktuar mbledhje e Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot do të mbajë brifing me gazetarët, i pari pas rizgjedhjes së tij, pas çka pritet të dihet se kur do të konvokohet mbledhja në të cilën duhet të votohet për përbërjen e Komisioneve dhe se si do të zhvillohet puna e mëtutjeshme e Parlamentit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe pse është konstituuar nuk mund ta fillojë punën e tij sipas teksteve ligjore sepse partitë parlamentare nuk mund të arrijnë marrëveshje për kryesimin me komisionet parlamentare. Gjithashtu, njëri nga deputetët e BDI-së është i sëmurë me Kovid-19, dhe ende nuk është verifikuar mandati i deputetit i cili do të vie në vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, dhe kështu vihet në pikëpyetje edhe shumica në Parlament.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...