Agjencia Zhurnal.KS
Bota Teknologji

SpaceX nis me sukses katër astronautë për në stacionin e hapësirës

SpaceX, kompania e raketave të teknologjisë së lartë e sipërmarrësit Elon Musk, nisi të dielën me sukses katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, misioni i parë i plotë i NASA-s për dërgimin e një ekuipazhi në orbitë në bordin e një anijeje private.

Kapsula e re e kompanisë, Crew Dragon, e instaluar në majë të raketës Falcon-9, u nis në orën 19:27 sipas orës lokale nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Cape Canaveral të Floridës.

Udhëtimi prej 27 orësh për në stacionin hapësinor, 400 km mbi Tokë, ishte planifikuar fillimisht për të shtunën.

Por nisja u shty një ditë për shkak të motit me erë dhe me shi, në vazhdën e Stuhisë Tropikale Eta.

Zyrtarët e NASA-s thanë se moti i keq do ta kishte vështirësuar rikthimin e raketës Falcon-9 në tokë për t’u ripërdorur, shkruan VOA.

NASA po e quan fluturimin e tanishëm si misioni i saj i parë “operacional” me një raketë dhe sistem për të cilët u deshën 10 vjet të ndërtoheshin.

Një fluturim provë i Crew Dragon në muajin gusht, me vetëm dy astronautë për në stacionin e hapësirës, shënoi për NASA-n misionin e parë hapësinor me njerëz të nisur nga territori amerikan pas një pauze prej 9 vjetësh.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...