Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Specialja miraton kërkesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit, videokonferencë për seancën dëgjimore

Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit, që paraqitjen fillestare të tij në seancën dëgjimore ta bëjë përmes videokonferencës.

Këtë e ka thënë zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ndërsa u shpreh se kjo formë seance është pjesë e Rregullores së Procedurës dhe Provave.

Sipas saj, një kërkesë të tillë fillimisht e parashtron mbrojtësi i klientit, ndërsa më pas gjykatësi aprovon.

”Gjykatësi mund të pranojë një kërkesë për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore përmes videokonferencës. Për shembull këtë mëngjes (të hënën) gjyqtari i procedurës paraprake miratoi kërkesën e mbrojtësit të z. Krasniqi për të marrë pjesë në paraqitjen fillestare të z. Krasniqi përmes videokonferencës. Kjo është në përputhje me Ligjin si dhe Rregulloren e Procedurës dhe Provave”.

Kjo përgjigjie e saj erdhi pas interesimit të Klan Kosovës lidhur me procedurat e seancave gjyqësore për personat ish-zyrtarë të Republikës së Kosovës, të cilën ngarkohen me akuza nga Prokuroria e Specializuar.

Paraprakisht në një përgjigjie tjetër dhënë kohë më parë Griepi ishte shprehur: ”Procedurat e gjykimit janë të njëjta për të gjithë siç rregullohen me Ligjin dhe Rregulloren e Procedurës dhe Provave”.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...