Sekretarja administrative e Dhomave të Specializuara në Hagë, ka thënë se në aktakuzën e konfirmuar ndaj Kadri Veselit janë dhjetë pika, gjashtë pika kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte.
“Veseli akuzohet për këto vepra penale si krime lufte që janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme si dhe për këto vepra penale që janë krime kundër njerëzimit që janë: përndjekje, burgosje, akte tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave. Këto krime u kryen në prill të vitit 1980″, tha ajo.
Seanca ndaj Veselit ka filluar rreth orës 15:00.