Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Spitalet në Ohër dhe Strugë kërkojnë më shumë para për trajtimin e pacientëve me Covid

Shkup, 5 nëntor, zhurnal.mk – Nëse Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Shëndetësisë nuk miratojnë para shtesë për trajtimin e pacientëve me Kovid-19, spitali i Strugës vështirë se do të jetë në gjendje të funksionojë, thotë drejtori Muhamed Asani. Ai thotë se që nga fillimi i pandemisë, kanë marrë ndihmë nga pushteti qendror vetëm 3,500 maska mbrojtëse. Ato i kanë harxhuar brenda një jave.

Asani thotë se megjithëse ata kërkuan më shumë para disa muaj më parë, ende nuk kanë marrë një përgjigje konkrete nga ministria dhe Fondi. Spitali i Strugës nuk ka një repart infektiv, kështu që rastet pozitive trajtohen në repartin intern, ku aktualisht po trajtohen 18 pacientë. Edhe spitali në Ohër po përballet me të njëjtat probleme. Ata presin më shumë para.

Kostot janë rritur jashtëzakonisht shumë, por ne duhet të luftojmë, për të menaxhuar atë që na duhet. Kjo është një krizë për të gjithë, dhe ne duhet të merremi me këtë krizë – tha Goran Balev-drejtor i spitalit të përgjithshëm Ohër.

Ndryshe nga java e kaluar, kur kishte 40 pacientë të shtruar në spital, aktualisht ka 80 të shtruar në spitalin e Ohrit. Nga Ministria e Shëndetësisë informuan për Alsatin se po punojnë në sigurimin e parave shtesë që do të mbulojnë kostot. Nga drejtorët e të gjithë spitaleve u kërkua të paraqisnin raporte mbi kostot shtesë të shkaktuara për shkak të trajtimit të pacientëve me koronavirus. Paratë do të kërkohen përmes Fondit Shëndetësor.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...