Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Sri Lanka/ Gjashtë persona humbin jetën, trazira në burgje pasi pandemia po bën kërdinë

Të paktën gjashtë vetë janë vrarë dhe 52 të plagosur pas trazirave në burg mes të dënuarve dhe policisë në Sri Lanka.

Të burgosurit kishin filluar protesta pas një rritje të infeksioneve të koronavirusit në burgje, duke kërkuar lirimin e parakohshëm me kusht dhe lehtësira më të mira.

Zëdhënësi i policisë Ajith Rohana tha që rojet kishin “përdorur forcë për të kontrolluar një situatë të padisiplinuar” në burgun Mahara.

Rreth 1000 raste janë raportuar nga burgjet e mbipopulluara të vendit.

Raportet e medias thonë se rojet e burgut kishin hapur zjarr për të përmbajtur trazirat. Raportet lokale të lajmeve cituan banorët të cilët thanë se kishin parë një “zjarr masiv” në burgun ku ndodhi revolta.

Në kryeqytetin Colombo, një grup protestuesish në Welikada filluan një protestë në majë të një çatie burgu duke kërkuar që atyre t’u jepej me kusht.

Një grup tjetër i të burgosurve në burgun Agunakolapalassa kanë protestuar për tetë ditë, duke pretenduar se kushtet në burgun e tyre janë përkeqësuar.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...