Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Studentët sërish në protestë, Qeraxhi: Vetëm për shtatorin janë paguar 2.8 mln euro për banesa me qira

I ftuar në RTV Ora, Migen Qeraxhi nga Qëndresa Qytetare komentoi situatën aktuale mes studentëve dhe kostot dhe pasojat e një vendimi të tillë.

“Është për të ardhur keq që drejtuesit e vendit tonë, drejtuesit e ministries apo komitetit të Ekspertëve, të cilët penguan universitetet të të fillonin vitin e ri akademik nuk kanë reaguar pas gjithë atij reagimi të studentëve, me protestat e tyre para Ministrisë së Arsimit”, tha ai.

Sipas Qeraxhi, kostoja financiare vetëm për shtëpitë me qira që kishin marrë studentët, para se të merrej vendimi për mësimin online, është diku te rreth 2,8 milionë euro.

“Kemi real estate-t më të shtrenjta në Europë por kemi edhe studentët më të varfër. Ata që janë në konvikte janë disi më të qetësuar por ata studentë që kanë paguar në Tiranë, ne kemi bërë një përllogaritje që nga 70 mijë të rinj në Tiranë, 40% janë në shtëpi me qira që do të thotë 2,8 milionë euro vetëm për muajin shtator”, tha ndër të tjera Migen Qeraxhi.

Migen Qeraxhi shtoi se, nga eksperienca e vitit të shkuar akademik, u pa se mësimi online nuk i ndihmon studentët pasi edhe investimet në këtë drejtim kanë munguar.

Sipas tij, protestat do të vijojnë jo vetëm nesër por edhe në ditët në vazhdim.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...