Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Stuhia Eta godet Floridën, më shumë se 120 persona humbën jetën

Me erëra që kalojnë 85 kilometra në orë dhe reshje të dendura shiu, stuhia tropikale Eta ka goditur Floridën, pasi më herët u ka marrë jetën të paktën 120 personave në shtetet e Amerikës Qendrore.

Autoritetet kanë dhënë paralajmërime për stuhi, si dhe për tornado, ndërsa lumenjtë e përrenjtë dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura.

Ekipet e shpëtimit kanë nisur punën në terren, pasi shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike.
Eta u fuqizua mëngjesin e së mërkurës, por më vonë u dobësua dhe u klasifikua si një stuhi tropikale.

Fillimisht, Eta goditi Nigaraguan, ku i mori jetën 120 personave në të gjithë Amerikën Qendrore. Kjo është stuhia e 28 brenda një sezoni, ndërsa tashmë në Atlantik tashmë ka nisur të shfaqet edhe stuhia e 29, e quajtur Theta.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...