Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Suedia nuk pranon lejet e vozitjes nga RMV? MPB: Punojmë në këtë drejtim

Stokholm/Shkup, 9 nentor – Suedia nuk i pranon lejet e vozitjes nga Maqedonia e Veriut. Mërgimtarët që ndodhen atje ankohen për këtë, ndërsa ata të drejtën e vozitjes me leje nga Maqedonia mund ta shfrytëzojnë vetëm gjatë vitit të parë, më pas kjo nuk vlen.

“Për ne është pengesë për shkak se na duhen. Varësisht se ku po shkojmë, ne shkojmë me autobus apo tren në vend të automjetit dhe kjo humb kohë. Nëse me automjet arrin për 5-10 minuta, me tren apo autobus humbet një orë”, thotë mërgimtari Fari Neziri.

Mërgimtarët shtojnë se përveç vështirësive me gjuhën, marrja e lejes së vozitjes po ashtu kushton shumë ndërsa pranimi i lejeve të vozitjes do të ishte lehtësim i madh për ta.

“Disa persona humbën edhe vendin e punës për shkak të lejes së vozitjes. Nëse ka mundësi të ndërhyjë shteti unë do të ishte mirë. Është e vështirë për shkak se shumica punojnë në kompani pastrimi, ku duhet të shkohet nga një vend në vend tjetër dhe nuk mund të shkojmë me autobus, duhet të kemi leje vozitje” shton Nusret Kupa.

Nga MPB thonë se po punojnë në lidhje me këtë problematikë.

“MPB ka dërguar kërkesë deri te Mbretëria e Suedisë për mundësinë e pranimit të lejeve të vozitjes sipas Konventës së Vjenës për komunikacion (1968)|, thonë nga MPB.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...