Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Sulmi ajror në kufirin Siri-Irak, vritet komandanti iranian

Muslim Shahdan, një komandant i lartë i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), është vrarë të hënën gjatë një sulmi ajror përgjatë kufirit siriano-irakian.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin avionë të paidentifikuar shënjestruan komandantin dhe tre truprojat e tij pranë një fshati në provincën lindore të Sirisë, Deir ez-Zor.

Sulmi u krye disa ditë pas vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh. Deir ez-Zor është një lidhje kryesore midis Iranit dhe Libanit. Gazsjellësit dhe rrugët tregtare nga Iraku dhe Jordani po ashtu kalojnë nëpër krahinën.

Me ndihmën e Rusisë dhe milicive të mbështetura nga Irani, pjesët qendrore dhe perëndimore të Deir ez-Zor ranë në regjimin sirian të Bashar al-Assad-it pasi terroristët e DEASH-it u tërhoqën nga rajoni në nëntor të vitit 2017.

Shumica e milicive të huaja të mbështetur nga Irani që luftojnë për forcat e regjimit të Asadit janë të vendosura në Deir ez-Zor.

Këto grupe, që veprojnë në mesin e popullatës me shumicë sunite, po komandohen nga IRGC. Ata mbajnë edukim fetar të bazuar në sekte në rajonin kryesisht sunni, ku mbikëqyrin gjithashtu hapjen e qendrave të lutjeve shiite.

Deir ez-Zor, në kufi me bregun lindor të lumit Eufrat, aktualisht është nën kontrollin e organizatës terroriste YPG/PKK.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...