Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Sulmi “terrorist” në Vjenë, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Disa persona të armatosur kanë hapur zjarr në gjashtë lokacione të ndryshme në qendër të Vjenës, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 15 të tjerë, thotë policia.

Kancelari austriak Sebastian Kurz e quajti atë një “sulm të neveritshëm terrorist” dhe tha se një i armatosur u vra gjithashtu, shkruan BBC.

Policia po kërkonte të paktën një sulmues që ishte ende i lirë, tha ministri i brendshëm.

Të shtënat ndodhën afër sinagogës qendrore të Vjenës, por nuk është ende e qartë nëse ajo ishte shënjestra.

Shefi i policisë së qytetit tha se dy burra dhe një grua u vranë. Të paktën një duzinë njerëz të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë para se Austria të vendoste kufizime të reja kombëtare në përpjekje për të ndaluar rastet në rritje të koronavirusit.

Shumë njerëz ishin duke shijuar kohën në bare dhe restorante të cilat tani janë mbyllur deri në fund të Nëntorit.

Udhëheqësit evropianë dënuan me forcë sulmin, Kryeministri britanik Boris Johnson tha se ai ishte “thellësisht i tronditur nga sulmet e tmerrshme”.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...