Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Sulmohet Universiteti i Kabulit, vriten së paku 19 studentë

Të paktën njëzet studentë u vranë në një sulm nga një grup i armatosur në Universitetin e Kabulit dhe 15 njerëz të tjerë janë plagosur.

Al Jazeera transmetoi deklaratat e dëshmitarëve okularë, të cilët thonë se së pari u dëgjua një shpërthim në rrethin e universitetit, dhe më pas u shfaq një grup sulmuesish të armatosur dhe hapën zjarr.

Sulmi ndodhi në Fakultetin e Drejtësisë, ku u mbajt hapja madhështore e panairit të librit, i cili kishte të ftuar edhe nga Irani, transmeton Telegrafi.

Raportet thonë se forcat speciale afgane u vendosën menjëherë dhe qindra njerëz u evakuuan nga zona e sulmit.

Një nga sulmuesit u vra në shkëmbimin e zjarrit dhe agjencia afgane, Hama Press deklaron se tre të tjerë hynë në ndërtesën e universitetit.

Të gjitha viktimat në këtë sulm terrorist ishin studentë të Universitetit të Kabulit, duke deklaruar se veprimi anti-terrorist i forcave afgane të sigurisë është në proces

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...