Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Sylvester Stallone pjesë e filmit “The Suicide Squad”

Sylvester Stallone i është bashkuar kastës së aktorëve të filmit “The Suicide Squad”. Lajmin e konfirmoi vet ylli i filmave aksion.

Filmi i bazuar në librat komik “DC Comics” vjen me regji të James Gunn, dhe aktualisht planifikohet të lansohet nëpër kinematë e Britanisë së Madhe, më 6 gusht të vitit 2021.

Stallone e ndau lajmin e mirë me gjithë fansat e tij në Instagram, duke e postuar një ‘screenshot’ të një artikulli i cili e paralajmëron përfshirjen e aktorit në këtë projekt filmik.

“Puna me këtë regjisor të mahnitshëm në këtë projekt të jashtëzakonshëm, e ka bërë këtë vit edhe më të veçantë për mua. Jam një burrë shumë me fat që kam pasur rastin të jem i rrethuar nga njerëz kaq të talentuar”, shkruhej në postimin e aktorit.

Edhe regjisori James Gunn e ka konfirmuar lajmin se Stallone është angazhuar me rol në filmin e radhës, “The Suicide Squad”, duke e postuar në rrjetet sociale një ‘selfie’ me yllin e kinematografisë. Tutje ai e ka lavdëruar talentin e Stallones në aktrim, pavarësisht se deri më tani ai ka qenë i angazhuar më shumë në projekte të zhanrit aksion, transmeton Koha.

Nuk janë dhënë detaje rreth personazhit të cilin Stallone do ta portretizojë në film. Por, në “The Suicide Squad” ai do të luaj krahas aktorëve të njohur hollywoodian si: Margot Robbie, Idris Elba dhe Pete Davidson.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...