Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Tashev: Sofja duhet ta ndryshojë politikën ndaj Shkupit nga pasive në proaktive

Sofje, 12 nëntor, zhurnal.mk – Ajo që po ndodh midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë moment është pasojë logjike e 30 viteve të fundit, vlerëson Dr. Spas Tashev nga Instituti për Popullsinë dhe Shkencat Humane pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (ABSH), duke shtuar se Sofja duhet të ndryshojë politikën e saj ndaj Shkupit nga pasive në proaktive.

“Në 30 vitet e fundit, politika bullgare ndaj Maqedonisë kishte dy karakteristika shumë të rëndësishme – mos konsekuencë dhe ndrojtje. Për këtë arsye, humbëm shumë shanse për të zgjidhur disa nga problemet”, deklaroi Tashev në emisionin “Bota është biznes” në Bloomberg TV Bullgari.

Sipas tij, në dekadat e kaluara nuk ka pasur progres në asnjë fushë, as në infrastrukturë, as në kulturë, e as në projekte ekonomike dhe mediatike.

Ai beson se në planin afatmesëm situata aktuale nuk i përshtatet Bullgarisë dhe ajo duhet të ndryshojë politikën e saj nga pasive në proaktive.

“Ne duhet të zbatojmë Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë me përmbajtje dhe nisma specifike, sepse për momentin ajo bazohet vetëm në vullnetin e mirë, por nuk është bërë asnjë përparim në asnjë fushë”, shtoi Tashev.

Sipas tij, nëse Bullgaria nuk ka “mjet për të ndikuar në shoqërinë në Maqedoninë e Veriut”, nuk mund të pritet ndryshim në marrëdhëniet dypalëshe.

Tashev vlerëson se Bullgaria kërkon diçka të pamundur nga vendi, duke shtuar se “ajo që po ndodh tani në Shkup nuk është shkak, por pasojë e marrëdhënieve të vendosura me Beogradin.

“Nga ky këndvështrim, Maqedonisë i duhet mbështetja bullgare për të kapërcyer këtë varësi”, përfundoi Tashev.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...