Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Të gjitha klinikat interne do të pranojnë pacientë me Covid-19

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se të gjitha klinikat interne që janë brenda Qendrave Klinike, janë të gatshme të pranojnë pacientë me COVID-19 dhe nuk do të ndalojnë me punën e tyre normale, gjegjësisht intervenimet në baza ditore.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka pasur takim me drejtorët e klinikave, me çka janë siguruar 150 shtretër shtesë dhe kuadri mjekësor është i gatshëm të punojë me pacientë me coronavirus.

“Kujdesi për pacientët me COVID-19 do të jetë nën protokolle të veçanta, është bërë ndarje me zona të kuqe dhe të gjelbra, gjegjësisht janë ndarë pjesët ku do të hospitalizohen pacientët me COVID, nga pjesa tjetër e pacientëve të cilët kanë nevojë për kontrolle ose intervenime rregullta”.

“Instituti për Sëmundjet e Mushkërive tashmë ka një numër pacientësh dhe klinika të tjera të brendshme janë në dispozicion. Qendra Klinike është mobilizuar dhe askush nuk do të mbetet pa kujdes shëndetësor. Përveç shtretërve spitalorë, stafi është i gatshëm të punojë me një numër pacientësh, tashmë është vendosur një sistem rotacioni i mjekëve dhe personelit mjekësor, si dhe një orar për shërbimin për të mbuluar ndërhyrjet e vazhdueshme dhe ekzaminimet me pacientë që kanë nevojë për kujdes shëndetësor”, thonë nga MSH.

Në fund shtohet se rreth 180 specialistë shtesë do të kthehen në klinikat amë, ku do të bëhet riorganizim i punës dhe rotacion i personelit, që pacientët të marrin trajtimin e duhur.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...