Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Të paktën 110 civilë të vrarë në një masakër në Nigeri

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar për një masakër të “tmerrshme” të fermerëve në Nigerinë verilindore, ku u vrant të paktën 110 persona, ku fillimisht u raportua për të paktën 43 njerëz të vrarë .

Vrasjet ndodhën të shtunën pasdite në fshatin Koshobe dhe në komunitetet tjera rurale në zonën e qeverisjes lokale Jere pranë Maiduguri, kryeqyteti i shtetit Borno që u prek nga konflikti, shkruan Al Jazeera.

Sulmi u krye në fushat e orizit në një zonë të njohur për rritjen e kësaj kulture dhe në ditën kur banorët e shtetit të Bornos shkuan në zgjedhjet lokale për të votuar për qeverinë lokale për herë të parë në 13 vjet. Sipas dëshmitarëve okularë, fermerët u kapën dhe u futën në një gropë, dhe më pas u vranë nga rebelët e armatosur.

Presidenti nigerian Muhammadu Buhari ka dënuar këtë likuidim brutal në shtetin e Bornos. “Vendi është në depresion për shkak të këtij likuidimi të pakuptimtë të prodhuesve të zellshëm të orizit. Lërini ata të prehen në paqe”, tha Buhari në një deklaratë.

Raportet nga vendi i vuajtjeve tragjike të fermerëve tregojnë se ata u poshtëruan nga një anëtar i armatosur i Boko Haram një ditë më parë, por që në një moment hutie nga ai, ata arritën ta çarmatosnin, gjë që rezultoi në hakmarrje të përgjakshme vetëm një ditë më vonë. Edward Kallon, koordinatori humanitar i OKB-së në Nigeri, këtë akt e cilësoi si sulmin më të dhunshëm ndaj civilëve këtë vit. “Të paktën 110 civilë u vranë pamëshirshëm dhe shumë të tjerë u plagosën, poashtu besohet se disa gra të jenë rrëmbyer”, shtoi ai. “Incidenti është sulmi më i dhunshëm i drejtpërdrejtë ndaj civilëve të pafajshëm këtë vit.

Bëj thirrje që autorët e këtij akti të neveritshëm dhe të pakuptimtë të sillen para drejtësisë”, tha Kallon. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por grupi i armatosur Boko Haram dhe dega e tij, Shteti Islamik në provincën e Afrikës Perëndimore (ISWAP), kanë kryer një seri sulmesh vdekjeprurëse në zonë në vitet e fundit. Të dy grupet janë aktive në rajon, ku luftëtarët kanë vrarë më shumë se 30,000 njerëz në dekadën e kaluar gjatë një fushate të armatosur që zhvendosi rreth dy milionë njerëz dhe u përhap në vendet fqinje, duke përfshirë Nigerin, Çadin dhe Kamerunin. /Zëri

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...